Xhaçka: Kosova e Shqipëria kanë të ardhme të përbashkët

Në Shqipëri po qëndron për vizitë njëditore zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Takimin e parë zonja Donika Gërvalla-Schwarz e zhvilloi me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Zonja Xhaçka tha se Shqipëria e sheh dhe e vlerëson me përparësi antarësimin e Kosovës në nismat rajonale dhe organizatat ndërkombëtare.

Zonja Xhaçka theksoi se ardhmja e Kosovës është e lidhur ngushtë me të ardhmen e Shqipërisë dhe se Shqipëria do të vazhdojë të lobojë për Kosovën me Bashkimin Europian, raportoi korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.

Ministrja Gërvalla-Schwarz i kërkoi Shqipërisë dhe vendeve të tjera ballkanike aleancë kundër Serbisë, pasi vërejti se si në çdo familje të madhe duhet të bisedojmë dhe për ato që janë shqetësuese duke përmendur sjelljen e Beogradit:

“Nuk kemi tema, për të cilat nuk mund të bisedojëm së bashku, nuk kemi tema që nuk mund t’i prekim në bisedat tona. Gjatë javëve dhe muajve të fundit gjuha e fqinjit tonë verior, Serbisë, është ashpërsuar shumë jo vetëm ndaj Kosovës por edhe Malit të Zi dhe Bosnjes. Duhet të jemi shumë të ndërgjegjshëm dhe shumë të kujdesshëm që këtë paqe të brishtë që e kemi në rajon ta forcojmë dhe të gjithë së bashku të ndikojmë që mos cënohet paqja dhe stabiliteti në rajonin tonë. E them këtë sepse kemi nevojë për një koordinim më të mirë të të 5 shteteve të rajonit karshi Serbisë dhe kemi nevojë për një bashkëpunim më përmbajtësor në të gjitha proceset rajonale”-tha ajo..

Sipas ministres Xhaçka, duke mbështetur Kosovën, Shqipëria mbështet veten dhe krejt shqiptarët dhe do të punojë fort kur të nisë detyrën e anëtares jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara muajin e ardhshëm.

Dialogu Prishtinë-Beograd në vlerësimin e ministres Xhaçka është e rruga për zgjidhjen e problemeve, normalizimin e marrëdhënieve me përfundimin e njohjes së ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu zonja Xhaçka tha se dialogu duhet të ketë rezultat antarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe në Bashkimin Europian.

Sipas ministres Xhaçka, bashkërendimi në kuadër të diplomacisë ekonomike është nevojë përparësore për Shqipërinë dhe për Kosovën.

Ajo e garantoi ministren Donika Gërvalla-Schwarz se Shqipëria është avokatja më e më e pamkompromis për Kosovën.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close