Basha: Depozituam zyrtarisht në Kuvend tre amendamente kushtetuese

ATSH – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se PD ka depozituar zyrtarisht në Kuvend amendamentet kushtetuese në lidhje me tre prioritete absolute.

Në një konferencë për mediet, Basha tha se këto tri çështje kryesore janë: Reforma Zgjedhore, Reforma Territoriale dhe vetingu i politikanëve.

Basha tha se “një nga çështjet kryesore, ka të bëjë me Reformën Zgjedhore përfshirë me të gjitha aspektet e saj, çështje të sistemit, të garancive që zgjedhjet e ardhshme të mos jenë më arenë për lukunitë e krimit të organizuar”.

“Amendamenti tjetër ka të bëjë me katastrofën e përditshme që përjetojnë shqiptarët si në zonat urbane dhe në zonat rurale për shkak të dështimit total të Reformës Territoriale. Në këtë kuadër propozimi është fare i qartë. Në Kushtetutë ka një nen ku komunat ekzistojnë, ka një vullnet që unë personalisht e kam prekur në çdo tur për të pasur pushtetin vendor afër qytetarëve. Ne kemi paraqitur amendamentin tonë që parashikon bashki urbane dhe bashki rurale, pak rëndësi ka që do quhen bashki rurale apo komuna, rëndësi ka që pushteti vendor të shkojë afër qytetarëve”, tha ai.

Basha shtoi se propozimi tretë ka të bëjë me vetingun e politikanëve.

“Rastësisht dje pashë artikuj që deklaronin se rikthehet vetingu i politikanëve. Kjo është pjesërisht e vërtetë. Me të vërtetë ideja e 2018 për ta pastruar Parlamentin e Shqipërisë nga politikanë të lidhur me krimin e organizuar, që nuk justifikojnë pasuritë e tyre. Ky objektiv ka qenë 2018 dhe është dhe objektivi i sotëm por ka një ndryshim themelor pasi vjen përmes opinionit të Venecias të kërkuar nga PD. Shqipëria e ka të domosdoshme për të pastruar politikën ngar krimi i organizuar. Komisioni i Venecias ka thënë se qëllimi është legjitim, por ka kërkuar që të bëhet qartësisht ligjor”, tha Basha.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close