Gjermania në inflacionin më i lartë që nga viti 1974 për shkak të krizës energjetike

ATSH-DPA/ – Çmimet e prodhimit në Gjermani janë rritur me ritmin më të shpejtë që nga viti 1974, pjesërisht për shkak të çmimeve shumë më të larta të energjisë, sipas të dhënave të publikuara nga Destatis.

”Çmimet e prodhimit u rritën 14,2 për qind, krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, pasi u rritën me 12 për qind në gusht. Çmimet pritet të rriten me 12,7 për qind’’, theksoi Destatis.

Kjo ishte rritja më e lartë që nga tetori 1974, kur çmimet u rritën 14,5% gjatë krizës së parë të naftës.

Në baza mujore, çmimet e prodhimit u rritën 2,3 për qind, shumë më shpejtë se rritja prej 1,5 për qind në muajin e kaluar dhe parashikimi prej një për qind nga ekonomistët.

Të dhënat treguan se çmimet e energjisë u rritën me 32,6% në vit dhe çmimet e mallrave të ndërmjetme u rritën me 17,4%.

Duke përjashtuar çmimet e energjisë, çmimet e prodhimit u rritën me 8,6 për qind.

Ndër komponentët e tjerë të inflacionit, çmimet e mallrave të konsumit të qëndrueshëm dhe mallrave të konsumit jo të qëndrueshëm u rritën përkatësisht me 3,2 për qind dhe 2,2 për qind.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close