Uashingtoni paraqet rregulloren e hyrjes në SHBA

/ATSH-AFP/ – Të miturit nën moshën tetëmbëdhjetë vjeç nuk do të kenë nevojë të provojnë se janë të vaksinuar kundër COVID-19 për të hyrë në SHBA pas 8 nëntorit, njoftoi administrata e SHBA-së.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, i cili sqaroi gjatë një videokonferencë modalitetet e rihapjes së kufijve për udhëtimet ajrore, tha se “përjashtimi merr parasysh si ndryshimet rregullatore midis vendeve për imunizimin e fëmijëve, ashtu edhe disponueshmërinë e vaksinës”.

SHBA do të rihapë kufijtë e saj për personat e vaksinuar më 8 nëntor, të mbyllur nga marsi 2020 për miliona udhëtarë nga e gjithë bota, duke përjashtuar arsyet bindëse për udhëtim.

Autoritetet shëndetësore megjithatë do të lejojnë disa përjashtime “shumë të kufizuara” nga ky detyrim vaksinimi, sipas të njëjtit burim.

Sipas një dokumenti të shpërndarë nga administrata amerikane, përveç fëmijëve, do të përjashtohen edhe disa pjesëmarrës në provat klinike të vaksinave COVID-19, personat me kundërindikacione mjekësore ndaj vaksinimit, udhëtarët që duhet të udhëtojnë për arsye urgjente ose humanitare (dokumentacioni mbështetës), si edhe personat që kanë ardhur, për arsye të tjera përveç turizmit, nga vende ku vaksina është e vështirë të merret.

Fëmijët mbi dy vjeç dhe të pavaksinuar duhet të testohen brenda tri ditëve nga nisja, nëse udhëtojnë me të rritur të vaksinuar.

Afati reduktohet në një ditë, nëse udhëtojnë vetëm ose me të rritur të pavaksinuar.

Në përgjithësi, të gjithë të huajt duhet të testohen (test antigjen ose PCR) brenda tri ditëve para nisjes, nëse janë të vaksinuar ose një ditë para nisjes nëse nuk janë të vaksinuar.

Të njëjtat kërkesa testimi do të zbatohen për qytetarët amerikanë dhe banorët e përhershëm që kthehen në SHBA.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, do të jetë në dorën e kompanive ajrore që të kontrollojnë dëshminë e vaksinimit përpara se të hipin në bord.

SHBA ka treguar tashmë se do të pranojë të gjitha vaksinat e njohura në procedurën e urgjencës të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (AstraZeneca, Johnson & Johnson, Moderna, Pfizer / BioNTech, Sinopharm dhe Sinovac).

Së fundi, linjat ajrore do të duhet të mbledhin informacion nga udhëtarët, duke u mundësuar autoriteteve shëndetësore të SHBA-së të kontaktojnë me ta pas hyrjes në vend, në rast infektimi ose kontakti me një person të infektuar./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close