Petkoviq i ankohet ambasadorit rus: Kosova po e mban peng dialogun

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq është takuar dje me ambasadorin rus në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko, takim në të cilin ka dominuar tema për Kosovën.

Duke e informuar ambasadorin rus për rezultatet e Listës Serbe në zgjedhjet lokale të 17 tetorit ai theksoi se serbët pranuan të marrin pjesë në këto zgjedhje vetëm sepse siç tha ai “mbështesin Marrëveshjen e Brukselit dhe pritshmëritë nga formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, shkruan Blici serb, transmeton Klankosova.tv.

Petkoviq deklaroi se “Beogradi nuk do të heqë dorë nga insistimi për formimin e menjëhershëm të Asociacionit dhe në takimin e ardhshëm në Bruksel do të kërkojë hapa konkretë në këtë drejtim”.

Sipas tij, “dialogu i Brukselit aktualisht është peng i mosgatishmërisë së Prishtinës për ta zbatuar atë deri më tani  dhepara së gjithash, detyrimin e marrë për të formuar Asociacionin”.

Zyrtari serb mes tjerash falënderoi ambasadorin rus për mbështetjen e Moskës për çështjen e Kosovës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close