Rriten edhe çmimet e barnave

Më rritjen e çmimit të produkteve ushqimore janë rritur edhe çmimet e barnave, kështu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu.

Doktor Sejdiu, tha se për këtë arsye duhet të kalojë menjëherë Ligji i pagave dhe të bëhet rishikimi i buxhetit para se të aprovohet në Kuvend.

Sipas tij, mbi 35 mjekë vetëm gjashtë muajt e parë të këtij viti kanë lëshuar nivelin publik dhe kanë filluar punën në privat.

“Normal që nuk është e përballueshme. Po shohim që të gjitha çmimet po rriten. Me siguri që edhe kostoja e materialeve harxhuese rritet automatikisht bie fuqia e buxhetit që është me limituar dhe rezulton me një mungesë dhe automatikisht ata duhet të orientohen në spitale private të cilat prapë e ngrisin çmimin dhe për shkak të kësaj pësojnë pacientët. Dhe në anën tjetër destimulim komplet”.

“Unë mendoj Ligji i pagave duhet të kalojë dhe menjëherë të bëhet rishikimi i buxhetit para se të aprovohet në kuvend dhe të shikohet stimulimi dhe rregullimi i kësaj çështje. Kemi një fenomen që mbi 35 mjekë vetëm gjashtë muajt e parë kanë lëshuar nivelin publik dhe kanë shkuar në privat. Në QKUK i kemi 50 anesteziolog”, tha Sejdiu.

Ndërsa, udhëheqësi i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), Besim Kodra tha se çmimet e larta dhe mungesa e barnave esenciale, janë ankesat më të shpeshta të pacientëve.

Sipas Kodrës, Qeveria e Kosovës duhet të marrë masa në mënyrë që të parandalojë një rritje të tillë.

“Aktualisht nuk kemi pranuar ndonjë ankesë të veçantë se çmimi i barnave është rritur, mirëpo kemi ankesa të vazhdueshme nga ana e pacientëve për çmimet e larta të barnave. Nëse kemi një rritje në bazë të çmimeve të përgjithshme atëherë kjo do ta vështirësoje qasjen e pacientëve në barna dhe sigurisht do të ndikojë në shëndetin e tyre si individë”.

“Unë konsiderojë se qeveria e Kosovës duhet të marrë masa në mënyrë që të parandalojë një rritje të tillë. E mira do të ishte që lista e barnave esenciale të jetë e plotësuar në të gjithë ata artikuj që janë elementarë për pacientë dhe pacientë nga lista esenciale e barnave të mos blejnë dhe për çmime të tjera mandej të shoh se si të subvencionohen në mënyrë që të mos ketë rritje që është e papërballueshme për pacientët”, tha Kodra.

Tutje ai theksoi se ka ankesa që deri në 7 000 mijë euro ka kushtuar trajtimi i një pacienti me Covid.

“Është njëra prej kostove më madhore që qytetarët e kanë për ta marrë kujdesin shëndetësor që po i  nevojitet. Gjendja ekonomike e qytetarëve ka ndryshuar në masë të madhe. Ne kemi ankesa që deri në 7 000 mijë euro ka kushtuar trajtimi i një pacienti me Covid”, tha ai.

“Që diku 425 euro ka kushtuar mesatarja e shpenzimeve për një pacientë që ka pasur Covid dhe kjo ka ndikuar në gjendjen ekonomike të tyre. Edhe barnat i blejnë vet dhe kjo ka goditur rëndë qytetarin e vendit”, tha ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close