Protestojnë punëtorët e Ferronikelit

Ta martën e 23 nëntorit, duke filluar nga ora 12:00 deri në 12:30, Punëtorët e kompanisë “NewCo Ferronikeli”, nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Ferronikelit, do të protestojnë sërish para Qeverisë së Kosovës.

Sipas një njoftimi të sindikatës, protesta do të mbahet më 23 nëntor, duke filluar nga ora 12:00.

“Kjo është protesta e dytë, pas asaj të 28 tetorit, që mbahet për të kërkuar nga Qeveria e Kosovës zgjidhje për kthimin në punë të mijëra punëtorëve të kompanisë, të cilët mbetën pa punë nga 8 tetori, kur u ndal prodhimi në “NewCo Ferronikeli” si pasojë e krizës energjetike. Protesta do të mbahet duke respektuar masat aktuale për luftimin e pandemisë Covid-19”, thuhet në njoftim.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close