Kushtet dhe siguria në punë, sfidë për punëtorët në vendin tonë

Kushtet dhe siguria në punë, vazhdojnë të jenë sfidë për punëtorët e vendit, sidomos për ata të sektorit të ndërtimit. Kjo konfirmohet edhe nga Inspektorati i Punës, zyrtarë të së cilës thonë se janë të pakënaqur për sa i përket zbatimit të Ligjit të Punës. E, për mos zbatim të ligjit, Inspektorati i Punës nga mijëra inspektime të bëra, ka shqiptuar 148 gjoba në të gjithë sektorët.

Pajtim Çuni/ RadioKosova

Njëjtë si në Prishtinë, edhe në qytetet e tjera të mëdha të Kosovë, janë të
shumtë vinçat që përdoren për ndërtimin e objekteve shumëkatëshe.
E, përderisa puna në sektorin e ndërtimit është në vlugun e saj, edhe në
këto ditë vjeshte, punëtorët e sektorit të ndërtimit vazhdojnë të përballen
me kushte jo të mira e siguri të brishtë në vendin e punës.

Kjo pohohet edhe nga zëvendës-kryeinspektori për Siguri në Punë, Agim Millaku, i
cili në një prononcim për Radio Kosovën, tha se janë të pa kënaqur me
sigurinë dhe kushtet në punë të të punësuarve në sektorin e ndërtimit.

“Në sektorin e ndërtimtarisë gjatë këtij viti kemi realizuar diku 1 mijë
e 50 inspektime, gjë që në kuptimin sasior nuk ka munguar prezenca
jonë. Por, megjithëkëtë jemi të pakënaqur me gjendjen ekzistuese nga
siguria dhe shëndeti në punë, në subjektet ndërtimore që nuk i
zbatojnë normat ligjore dhe u ikin përgjegjësive për të mbrojtur jetën e
njerëzve dhe shëndetin e punëtorëve”, tha ai.

Inspektorati i Punës, deri në fillim të këtij nëntori, nga kontrollet e bëra,
për shkeljet ligjore nga ana e punëdhënësve, ka shqiptuar një numër të
konsiderueshëm të gjobave dhe vërejtjeve të ndryshme, pohon Millaku.

“Inspektorati i Punës për këtë periudhë kohore ka shqiptuar gjithsejtë,
jo ndaras për një sektor, por në total, 148 gjoba. Këto gjoba kanë qenë
veprime që nuk kanë mund të tejkalohen pasi subjektet nuk i kanë
respektuar vërejtjet paraprake gjegjësisht afatet që i ka dhënë
Inspektorati për t’u përmirësuar”, tha Millaku.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close