KMDLNJ reagon pasi në Gjakovë nuk shërbehen pjesëtarë të komuniteteve

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar lidhur me pretendimet se disa lokale të gastronomisë në Gjakovë kanë refuzuar t’i shërbejnë disa personave të komuniteteve, duke kërkuar hetime të shpejta nga Policia e Kosovës.

Bojkotimi i lokaleve që eventualisht paskan refuzuar të shërbejnë pjesëtarët e komuniteteve nuk është përgjigje e duhur dhe sipas KMDLNj –së është masë e lehtë prandaj, si masë parandaluese efikase dhe e domosdoshme duhet të jetë veprimi i shpejt i ligjit.

Reagim i KMDLNj – së:

REFUZIMI I SHËRBIMIT TË PJESËTARËVE TË KOMUNITETEVE NË LOKALE, RACIZËM I KULLUAR !

Sipas një informate të postuar nga ministri Engelbert Krasniqi, disa lokale gastronomike në Gjakovë paskan refuzuar t’i shërbejnë pjesëtarët e komuniteteve dhe për këtë arsye ministri Krasniqi ka propozuar që të bojkotohen këto lokale nga qytetarët tjerë. KMDLNj –së nuk ka informata të verifikuara që e mbështesin këtë deklaratë të ministrit Krasniqi, prandaj thërret Policinë e Kosovës që , mbështetur në deklaratën publike të një zyrtari të lartë institucional , të fillojë hetimet pas së cilave , nëse sigurohen prova , do të merreshin masa ligjore ndaj atyre që , duke refuzuar të shërbejnë pjesëtarët e komuniteteve bëjnë shkelje të të drejtave të njeriut të garantuara me Kushtetutën e Kosovës , si akti më i lartë juridik sikur që këto të drejta janë të garantuara me të gjitha dokumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut , nga Deklarata Universale e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut , Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Konventa Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare. Nëse pohimet publike të ministrit Krasniqi vërtetohen nga Policia e Kosovës atëherë këto raste mund të cilësohen si racizëm i kulluar apo diskriminim në baza raciale . Për fat të mirë , në Kosovë , përkundër shumë vështirësive dhe problemeve , kryesisht për shkak të situatës së rëndë ekonomike , pikërisht pjesëtarët e komuniteteve , sidomos të komunitetit romë , egjiptas dhe ashkalinj kanë mbetur pa arsimim të nevojshëm prandaj edhe shkalla e papunësisë te këto komunitete është më e larta në Kosovë mirëpo nuk ka pasur diskriminim në baza raciale. Edhe qasja në shërbime publike ka qenë më e vështirësuar . Mirëpo , përkundër problemeve të mëdha me të cilat është përballur ky komunitet e që përmbajtjen e kanë kryesisht të natyrës socio – ekonomike , deri më tani urrejtja apo mosdurimi ndaj këtyre komuniteteve për shkak të përkatësisë etnike të tyre nuk ka qenë e theksuar në Kosovë . Së paku nuk janë raportuar rastet se ndaj tyre po bëhet diskriminimi në baza raciste. Për këtë arsye , KMDLNj –ë kërkon hetime të shpejta nga Policia e Kosovës për dyshimet publike të ngritura nga ministri Krasniqi për refuzim të shërbimit në disa lokale gastronomike për pjesëtarët e komuniteteve dhe vetëm pas kësaj opinioni në Kosovë , që padyshim është i shqetësuar për këtë , do të informohet drejt. Bojkotimi i lokaleve që eventualisht paskan refuzuar të shërbejnë pjesëtarët e komuniteteve nuk është përgjigje e duhur dhe , sipas KMDLNj –së është masë e lehtë prandaj , si masë parandaluese efikase dhe e domosdoshme duhet të jetë veprimi i shpejt i ligjit ! Nëse ky dyshim i ministrit Krasniqi vërtetohet , çdo mosveprim i ligjit do të jetë inkurajues për shkelësit e mundshëm në të ardhmën. Deklaratat publike , nëse nuk dëshmohet vërtetësia e tyre , kanë përgjegjësi për ate që e thotë , pavarësisht pozitës që e mbanë prandaj KMDLNj –ë këmbëngul që Policia e Kosovës të hetojë rastin sepse të drejtat e njeriut nuk mbrohen me deklarime publike por mbrohen me ligj!

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close