Qeveritë Kosovë-Shqipëri takohen më 26 nëntor, diskutohet për sigurinë

Më 26 nëntor do të mbahet mbledhja e ardhshme mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë. Kjo do të jetë mbledhja e shtatë mes dy qeverive.

Mbledhja e ardhshme e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës do të mbahet më 26 Nëntor në qytetin e Elbasanit. Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një njoftimi të qeverisë së Kosovës.

“Në këtë takim të sotëm, që u mbajt një javë para mbledhjes së shtatë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, e cila do të mbahet me 26 Nëntor, u bisedua edhe për marrëveshjet e deritanishme në mes dy vendeve tona dhe ato potenciale të reja në fushën e sigurisë”, thuhet në njoftimin e qeverisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së premte ka mbajtur një takim edhe me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Bledi Çuçi. Në takim ishte prezent edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi.

Siç është bërë me dije gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm në mes dy vendeve, me theks në fushën e sigurisë.

“U bisedua edhe për marrëveshjet e deritanishme në mes dy vendeve tona dhe ato potenciale të reja në fushën e sigurisë. Kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla u shprehën vullnet plotë për intesifikimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve në fushën e sigurisë, si fushë e interesit të përbashkët”.

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë që nga viti 2014 mbajnë mbledhjet e përbashkëta ku premtohet në vazhdimësi për bashkëpunim të ndërsjellë dhe nënshkruhen marrëveshje në fusha të ndryshme.

Këto marrëveshje kanë pasur për qëllim një qeverisje të përbashkët strategjike, në veçanti eliminimin e barrierave tregtare mes dy shteteve.

Por, shumë herë qeveritë janë kritikuar se marrëveshjet e nënshkruara kanë mbetur vetëm në letër, pa u zbatuar në praktikë.

Në Kosovë institucionet nuk ka ndonjë të dhënë të publikuar se sa këto marrëveshje janë zbatuar në praktikë.

Në mbledhjen e fundit në Tiranë është  nënshkruar edhe një deklaratë e përbashkët ndërmjet dy qeverive dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë, për t’i rekomanduar Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara në mes të dy qeverive. /Monitor

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close