Deficiti tregtar në tetor ishte 355.8 milionë Euro

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin tetor 2021.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 33.3% në muajin tetor 2021, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2020, gjegjësisht në vlerë prej 355.8 milion Euro, krahasuar me deficitin prej 267.0 milion Euro në vitin 2020. Eksporti mbulon importin me 17.0%.

Eksporti i mallrave në muajin tetor 2021 kishte vlerën 72.6 milion Euro, ndërsa importi 428.5 milion Euro, që është një rritje prej 43.5% për eksport dhe 34.9% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 26.5% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 26.4% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 11.9% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 7.9% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 5.9% e përbëjnë produktet minerale; 4.9% e përbëjnë produktet bimore; 2.9% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import e përbëjnë: 14.2% produktet minerale; 12.9% metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12.5% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10.7% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 7.4% plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 7.3% mjetet e transportit; 7.1% produktet e industrisë kimike, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së (27) arritën në 22.8 milion Euro, ose rreth 31.4% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 39.7%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (9.4%), Italia (6.0%), Holanda (2.7%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së (27) ishin rreth 175.7 milion Euro, ose 41.0% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 34.6%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (11.7%), Italia (6.1%), Greqia (3.6%), Sllovenia (3.6%), etj.

Në muajin tetor 2021, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 24.1 milion Euro, ose 33.2% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 19.2%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (12.2%), Maqedonia e Veriut (10.8%), Serbia (5.1%), dhe Mali i Zi (4.0%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin tetor 2021, arritën në 90.3 milion Euro, ose 21.1% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 31.5%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (7.3%), Shqipëria (6.3%), dhe Maqedonia e Veriut (5.6%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 25.6 milion Euro, ose 35.3%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA (20.3%), dhe Zvicra (8.4%).

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 162.3 milion Euro, ose 37.9%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (12.0%) dhe Kina (10.7%).

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close