Pendarovski & Zaev: Dallimet etnike dhe gjuhësore janë përparësia jonë

ATSH-MIA/ – Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski dhe kryeministri, Zoran Zaev uruan bashkësinë etnike shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut me rastin e Ditës së Alfabetit.

”Bashkëqytetarë të dashur të kombit shqiptar, urime për 22 Nëntorin. Unifikimi i alfabetit shqip që ndodhi para 113 viteve në Manastir nuk ishte vetëm moment kthese në kodifikimin e gjuhës shqipe, por edhe një ndërhyrje kulturore, shpirtërore dhe nacionale e popullit shqiptar”, tha Pendarovski.

”22 nëntori ka rëndësi thelbësore për shqiptarët dhe nuk është vetëm festë e tyre kombëtare, por edhe datë të cilën e festojnë të gjithë qytetarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, theksoi presidenti.

”Të mos humbim vullnetin dhe shpresën dhe të punojmë për prosperitetin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë”, porositi Pendarovski.

”Ju uroj Ditën e Alfabetit Shqip të gjithë pjesëtarëve të bashkësisë shqiptare dhe të gjithë qytetarëve. Ta festojmë bashkarisht ekzistencën dhe afrimin e traditave kulturore, të cilat në këto hapësira ekzistojnë së bashku me shekuj”, thekson kryeministri Zoran Zaev.

”T’i festojmë dallueshmëritë etnike dhe gjuhësore të shoqërisë sonë si përparësitë tona”, shtoi Zaev./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close