Çmimet Kombëtare të Letërsisë 2020, përzgjidhen kandidaturat për 4 kategori

ATSH/ Juria e “Çmimeve Kombëtare të Letërsisë”, për vitin 2020 kanë përzgjedhur 10 botimet më të mira për kategoritë: “Proza më e mirë e vitit”; “Vepra studimore/eseistike/publicistike më e mirë e vitit”; “Letërsia për fëmijë/të rinj më e mirë e vitit” dhe “Përkthimi më i mirë i vitit”.

Juria e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë, e përbërë nga Mehmet Kraja (kryetar) dhe anëtarët Elda Gjana, Ylljet Aliçka, Ardian Ndreca dhe Shezai Rrokaj, ka nisur punën e saj që në shkurt të vitit 2021, duke shqyrtuar, sipas rregullores, të gjitha veprat e botuara në vitin 2020.

Sipas jurisë, 10 kandidatët për kategorinë: “Proza më e mirë”, përzgjedhur në morinë e botimeve të vitit 2020 janë: Virion Graçi me librin “800 hapa larg Venerës”, Besnik Mustafaj me “Historia si një mushkë”, Brajan Sukaj me “Viti i Elefantit”, Dashnor Kokonozi me “Portret vrasësish në grup”, Ervin Nezha me “Të vdesësh nën diell”, Flutura Açka me “Biri”, Liridon Mulaj me “Mos harro të më kujtosh”, Mustafa Nano me “Një javë në Manastir”, Viktor Canosinaj me “Hija e Mbretit” dhe Ahmet Prençi me “Anja”.

Juria ka përzgjedhur në morinë e botimeve të vitit 2020, 10 kandidatët për kategorinë “Letërsia më e mirë për fëmijë/të rinj”, të cilët janë: Adelina Mamaqi me librin “Ne tani lexojmë vetë”, Astrit Bishqemi me “Shën grushti: gazmore ndaj virusit të pabesë”, Gaqo Bushaka me “Përbindësh i padukshëm”, Luan Rama me “Udhëtim drejt planetit Arbër”, Natasha Poroçani Shuteriqi “Bëmat e Estës dhe Kokosë”, Njazi Kastrati me “Ketrushi pa dhëmbë”, Persida Asllani me “Udhëtimi i babagjyshit në qytetin e 1001 dritareve”, Rovena Rrozhani me “Fati në kërkim të dritës” dhe Rudina Çupi me librin “Grama Tik-Tok”.

Ndërsa 10 kandidatët për kategorinë “Përkthimi më i mirë”, përzgjedhur në morinë e botimeve të vitit 2020, nga Juria e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë janë: Elisa Ivanaj me librin “Dy botë paralele” të Ali Smith, Bashkim Shehu me librin “Asgjë e jashtëzakonshme” të autorit Antonio Munoz Molina, Jozef Radi me librin “Jeta e një njeriu” me autor Giuseppe Ungaretti, Anna Kove me librin “Shpresa e madhe” të Ilse Aichinger, Granit Zela me librin “Lepur, vrapo” të John Updike, Ernest Çoba “Keze të huaja” Antologji e poetëve italianë, Blerta Hyska me librin “Gërsheti” të Laetitia Colombani, Ëngjëllushe Shqarri me “Një njeri i zakonshëm” i autorit Philip Roth, Nonda Varfi me librin “Pagjumësia” të autorit Tahar Ben Jelloun dhe Luljeta Lleshanaku “Poezi të zgjedhura” të Thomas Kinsella.

Juria përzgjodhi edhe 10 kandidatët për kategorinë Ese-Studim-Publicistikë, të cilët janë; Abdulla Rexhepi “Naim Frashëri dhe letërsia perse”, Aljula Jubani me “Gramatika Shqype”, Artan Fuga me “Origjinat e Pushtetit, Pronës, Pasurisë”, Bashkim Shehu me “Liri Belishova dhe koha e saj”, Evalda Paci me “Gjurmime mbi latinitetin dhe shkrimet e vjetra shqipe”, Floresha Dado me librin “Postmodernimi/Poetikë e antirregullit”, Gëzim Qendro me “Aura kripto-teologjike e trupit politik”, Ilir Yzeiri me “Si erdhi realizmi socialit në Shqipëri”, Mikaela Minga me “Tinguj që rrëfejnë, tinguj që rrëfehen” dhe Visar Zhiti me librin “Kartela të Realizmit të Dënuar dhe Panteoni i nëndheshëm”.

“Çmimet Kombëtare të Letërsisë”, të krijuara prej vitesh nga Ministria e Kulturës, si edhe të kthyera tashmë në një traditë, janë aktiviteti më i rëndësishëm në gjykimin e vlerave letrare të një viti.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close