Dieta ”poker” që shpëton zemrën

ATSH/ – Makaronat, çokollatat, erëzat dhe kafeja. Ky është ”pokeri” i ushqimeve aleate për shëndetin e zemrës, sipas 4 000 kardiologëve nga e gjithë bota të mbledhur në një kongresin në Romë, shkruan melarossa.it.

Karbohidratet hyjnë në dietën që shpëton zemrën, po karbohidratet, si buka dhe makaronat duhet të jenë me miell integral.

Fibrat që përmbajnë, përveçse ndihmojnë në funksionimin e rregullt të zorrëve, kontribuojnë në uljen e nivelit të kolesterolit LDL (i ashtuquajturi “i keq”, përgjegjës për formimin e pllakave në arterie).

Disa studime kanë treguar se plotësimi i dietës suaj me 20 gramë fibra në ditë do të ndihmonte në mbajtjen nën kontroll të niveleve të kolesterolit.

Për më tepër, fibrat, duke favorizuar ndjenjën e ngopjes, ju ndihmojnë të humbni peshë ose ta mbani atë normale, duke parandaluar sëmundje të tilla si mbipesha dhe obeziteti që mund të vënë në rrezik shëndetin e zemrës.

Çokollatë dhe kafe, plot me antioksidantë

Edhe çokollata, e ngrënë pa tepricë, është një ilaç për shëndetin e zemrës falë përmbajtjes së saj antioksidante: veçanërisht ajo e zezë, është shumë e pasur me flavonoide, të cilat kundërveprojnë efektet e dëmshme të radikaleve të lira dhe për rrjedhojë ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes së qelizave dhe për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare dhe neurodegjenerative.

Kardiologët e mbledhur në kongres sugjeruan konsumimin e deri në 30-40 gram çokollate të zezë në ditë.

Kafja është gjithashtu e dobishme (deri në 3 filxhanë në ditë), e cila si çokollata është e pasur me përbërës antioksidues që janë të mirë për zemrën: ndër efektet e saj të dobishme është edhe parandalimi i diabetit të tipit 2, i cili ju ekspozon ndaj një rreziku më të madh të sulmeve në zemër. Dietë me erëza që shpëton zemrën

Erëzat

Përdorimi i erëzave dhe aromave si rigoni, kaperi, qepa e kuqe, speci, kerri, xhenxhefili, borziloku, majdanozi ka efekte të dobishme për jetëgjatësinë. Në veçanti, speci djegës do të ishte një erëz e vërtetë që të shpëtonte zemrën.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Vermontit konsumi i zakonshëm i specave djegës (të paktën një herë në muaj) lidhet me një ulje prej 13% të vdekshmërisë.

 Armiqtë e zemrës

Midis armiqve të betuar të zemrës është kripa dhe sheqeri, i cili sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë nuk duhet të kalojë 10% të dozes ditore të energjisë, e barabartë me 50 gramë.

Një studim suedez i publikuar në British Journal of Nutrition tregoi se një konsum ditor i sheqerit që tejkalon 15% të marrjes së kalorive rrit rrezikun e sulmit në zemër me 37%.

Është gjithashtu e rëndësishme që të mos tejkalohet konsumi i proteinave shtazore, të cilat nuk duhet të kalojnë 0,8 gram për kilogram peshë./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close