Pasagjerët që ndodheshin në autobus ishin shqiptarë

Së paku 46 persona kanë mbetur të vdekur pas një aksidenti që ka ndodhur në një autostradë në jug të Sofjes së Bullgarisë.

Shefi i Policisë Kombëtare të Bullgarisë, Stanimir Stanev, ka thënë se nga 50 pasagjerë që ndodheshin në autobusë kanë qenë me kombësi shqiptare, raporton Deutsche Welle.

“Sipas informacioneve të para 52 pasagjerë ishin duke udhëtuar me autobusë, përfshirë dy shoferë me kombësi maqedone dhe 50 pasagjerë me kombësi shqiptare”, ka thënë ai.

Edhe nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Bullgari kanë konfirmuar për bTV se shumica e pasagjerëve në autobusë ishin nga Maqedonia e Veriut.

Autobusi që u aksidentua në orët e hershme të mëngjesit në Bullgari, ku humbën jetën të paktën 46 persona, është i agjencisë “Besa Trans”, e cila organizon turne turistike dhe tregtare drejt Stambollit.

Sipas informacioneve të para me autobusin në fjalë udhëtonin kryesisht persona të moshës së re të cilët ktheheshin nga një ekskursion.

Më herët kryeministri Zoran Zaev tha për MIA-n se kjo është një tragjedi e tmerrshme ku 12 fëmijë janë nën moshën 18 vjeçare, ndërsa të tjerët janë të rinj rreth moshës 20-30 vjeçare.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close