IDEJA ABSURDE E EKZISTENCËS SË NJERIUT

Alber Kamy u lind në Mondovi, më 7 nëntor 1913 dhe u nda nga jeta më 4 janar 1960. Ishte shkrimtar dhe filozof francez, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1957. Është i njohur për stilin karakteristik të shkrimit dhe me tematikat e veprave të tij. I gjithë opusi letrar i tij bazohet në idenë absurde të ekzistencës së njeriut.
Fillimisht ndoqi rregullisht studimet në universitet dhe diplomon për filozofi. Në vitet tridhjetë ai kalon sprova të shumta në jetë dhe piqet nga përvoja gjithfarëshe: shkruan tekste te vogla meditative me theks biografik, shtohet ne spital për tuberkuloz por i shpëton vdekjes por jo kurimeve te vazhdueshme.
Shkruan romanin e rinisë “Vdekja e lumtur”, të cilën nuk pranon ta botoje për së gjalli. Viti 1937 shënon çast vendimtar ne jetën intelektuale te Kamysë. Boton librin “E mbrapshta dhe e mbara” me ese të rinisë. Në vitin 1939 boton një tjetër libër me ese “Dasma”.
Më pas punon në gazetat serioze të Algjerit dhe shkrimet e tij i boton në një përmbledhje “Aktualet”. Bëhet i njohur me 1942 me botimin e esesë filozofike, “Miti i Sizifit”, sfidë krenare e njeriut ndaj universit të dhunës e të pakuptimte që Kamyja e emërton me emrin “absurd”. Po atë vit boton romanin “I huaji”, pasqyrë e brishtësisë së njeriut dhe e vuajtjes absurde. Krijimtaria e Kamysë pasurohet dhe me dy drama. “Kaligula”, me 1944, përshkrim poetik i çmendurisë njerëzore të mishëruar në figurën e perandorit romak Kaligula. Drama tjetër është “Të drejtët”, himn i sakrificës për liri. Vepër tjetër është eseja “Mendime për gijotinën”, ku dënon heqjen e dënimit me vdekje. Botimi tjetër është romani “Murtaja” që mbahet si një nga romanet më të mira të shek XX, ku i bëhet një sinteze qëndresës njerëzore ndaj të gjitha formave te tiranisë.
Botimi i esesë “Njeriu i revoltuar” me 1951, drejtuar kundër mendimit diktatorial, e veçanërisht kundër terrorit stalinist, i shkakton Kamysë sulmin e ashpër të intelektualeve të majtë francezë, me në krye Sartrin dhe një lloj izolimi, të cilin ai e vuajti thellë. Në këto vite dëshpërimi e vetmie, ai shkroi veprën e tij më pesimiste e të zymtë, “Rënia”, aktualizim i parabolës biblike mbi gjendjen e njeriut si mëkatar dhe i pandreqshëm. Më 1957 suksesi letrar i Kamysë vlerësohet me çmimin Nobel. Kamy e gjen vdekjen nga një aksident automobilistik me 4 janar 1960. Dorëshkrimi i papërfunduar i Kamyse është romani “Njeriu i parë” që e botuan më pas nën kujdesin e së bijës më 1994.(fjala.al)

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close