Zaev: Viktimat e aksidentit janë të disa kombësive

ATSH-MIA/ – Do të presim që arsyet për aksidentin t’i bëjnë të ditura shërbimet profesionale, ndërkohë që viktimat nuk janë vetëm nga Shkupi, por nga disa zona dhe të disa kombësive, deklaroi kryeministri maqedonas, Zoran Zaev.

”Të gjithë janë qytetarë të Maqedonisë së Veriut, janë të shumë kombësive, por ka edhe një qytetar nga Presheva dhe një person me shtetësi belge”, theksoi ai nga spitali ”Pirogov” në Sofje.

Zaev tha se ende nuk di detaje edhe pse ka pasur informacion nga persona të mbijetuar, të cilët kanë arritur ta thyejnë xhamin e sediljeve të pasme.

“Do t’ua lëmë ekspertëve bullgarë t’i tregojnë arsyet e aksidentit. Nuk mundet të dimë se autobusi ka qenë në rregull mekanikisht apo jo, atë do ta thonë ekspertët dhe profesionistët’’, theksoi Zaevi.

“Jemi mirënjohës për të gjithë ndihmën e autoriteteve bullgare’’, shtoi Zaev./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close