SHBA vendos sanksione të reja për ”Nord Stream 2”

ATSH-DPA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione të mëtejshme në lidhje me projektin e diskutueshëm i gazsjellësit gjermano-rus ”Nord Stream 2”, deklaroi Departamenti amerikan i Shtetit.

Sipas një raport të DASH, të dorëzuar në Kongresin e SHBA, listohen dy anije dhe një ent të lidhur me Rusinë, të përfshira në gazsjellësin ”Nord Stream 2”.

Administrata Biden ka sanksionuar tetë persona dhe ka identifikuar 17 anije të cilat i shërbenin projektit të gazsjellësit.

“Edhe pse administrata vazhdon të kundërshtojë gazsjellësin ‘Nord Stream 2’, duke përfshirë edhe sanksionet tona, ne vazhdojmë të punojmë me Gjermaninë dhe aleatët dhe partnerët e tjerë për të reduktuar rreziqet e paraqitura nga gazsjellësi për Ukrainën dhe vendet e vijës së parë të NATO-s dhe BE-së”, theksoi kreu i DASH, Antony Blinken.

Kritikët e shohin gazsjellësin si një projekt gjeopolitik rus që rrezikon sigurinë energjetike të Evropës.

Ambasadori rus në SHBA, Anatoly Antonov, kritikoi planet e SHBA për sanksione të reja.

”Përpjekjet e Uashingtonit për të mbajtur dialogun me Moskën përmes sanksioneve janë të papranueshme dhe shkelin ligjin ndërkombëtar”, deklaroi Antonov.

SHBA mbetet shumë skeptike për gazsjellësin e përfunduar./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close