OBSH-ja u frikësohet 700,000 vdekjeve të tjera nga koronavirusi në Evropë

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të martën se në rast se vazhdon trendi i rritjes së rasteve me COVID-19, gjatë këtij dimri nga kjo sëmundje në Evropë mund të vdesin rreth 700,000 persona.

Duke iu referuar rritjes drastike të rasteve me COVID-19 në kontinentin evropian, OBSH-ja, tha se numri i vdekjeve mund të arrijë deri në 2.2 milionë.

OBSH-ja parasheh “stres të lartë në qendrat e kujdesit intensiv në 49 nga 53 shtete nga tani e deri më 1 mars 2022”.

“Vdekjet e raportuara kumulative parashikohen të arrijnë mbi 2.2 milion deri në pranverën e vitit të ardhshëm”, shtoi OBSH.

COVID-19 është shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë Evropën si dhe Azinë Qendrore, raportoi OBSH-ja.

Shtimi i rasteve në Evropë po nxitet nga një kombinim i variantit shumë ngjitës Delta, mbulimit të pamjaftueshëm të vaksinimit dhe lehtësimit të masave të tilla si vendosja e maskave dhe distancimi fizik, tha OBSH, raporton AFP.

Sipas të dhënave të OBSH-së, vdekjet e lidhura me koronavirusin u rritën javën e kaluar në afro 4,200 në ditë, duke u dyfishuar nga 2,100 vdekje në ditë sa ishin në fund të shtatorit.

“Situata me COVID-19 në të gjithë Evropën dhe Azinë Qendrore është shumë serioze. Ne përballemi me një dimër sfidues”, tha në një deklaratë drejtori rajonal i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge.

Ai bëri thirrje për një qasje “vaksina plus”, që nënkupton respektimin e distancës sociale, përdorimi i maskave dhe larjen e duarve.

OBSH-ja tha se maskat reduktojnë mundësinë e infektimit me COVID-19 deri në 53 për qind sipas një studimi të fundit dhe “mbi 160,000 vdekje mund të parandalohen (deri më 1 mars) nëse arrihet mbulimi i përgjithshëm i maskave prej 95 për qind”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close