Përveç ekipeve të inteligjencës,ja çfarë solli tjetër Ushtria kroate në Kosovë

Në një ceremoni të mbajtur ditë më parë mbajtur në Nashice ,është përcjellë një kontigjent i Ushtrisë së Kroacisë për në Kosovë.

Edhe pse kjo ceremoni ishte mbajtur pa ndonjë vëmendje të madhe ,mediat kroate janë marrë me të duke e quajtur ngjarje të rëndësishme .

Večernji list ,kroat ka shkruar se “gjithsesi ishte një ngjarje e rëndësishme për shkak se për herë të parë në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë, Kroacia po dërgonte një numër kaq të madh ushtarësh”,gjë e cila sipas të përditshmes kroate ka rëndësi gjeopolitike.

Kjo e përditshme përkujton se para vitit 2021, në Kosovë kishin qëndruar disa dhjetëra ushtarë dhe dy helikopterë të Forcave Ajrore Kroate .

Por cila është përbërja e kontigjentit të fundit të dërguar në Kosovë,sipas Večernji list.

Sipas gazetës, në Kosovë janë dërguar “Sokolovi”nga Nashica ,pjesëtarë të një njësie të mekanizuar të këmbësorisë së blinduar që specializohet në misionet ushtarake ndërkombëtare në kohë paqeje, në rotacionin e ri për gjashtë muaj.

Së bashku me ta, në Kosovë kanë shkuar Ekipet kroate të inteligjencës, logjistikës, stafi në komandën e KFOR-it dhe ekipi mjekësor, që është një risi në kontingjentin kroat.

Veçernji shkruan se ushtarët përdorin automjete të blinduara MRAP me makineri të rënda, dronë, helikopterë dhe po mbërrijnë një ekip kibernetik i ushtrisë kroate.

Pjestarët e Ushtrisë kroate janë të vendosura në Kosovë në tri lokacione, në kampin Film City në Prishtinë, në Slatinë afër Prishtinës dhe në kampin Villaggio Italia afër Pejës.

Pjesëtarët e Ushtrisë Kroate në rrugën e tyre për në Kosovë ishin përcjellur nga presidenti Zoran Milanoviq./L.Sh

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close