“Besa Trans” nuk ka pasur licencë për autobusin që u aksidentua sot

Automjeti i djegur sot në aksidentin tragjik në Bullgari nuk ka qenë i lajmëruar dhe nuk rezulton në bazën elektronike të Ministrisë së Transportit. Ministri i Transportit, Bllagoj Boçvarski, ka deklaruar po ashtu se ka filluar puna për marrjen e licencës së punës së kësaj agjencie.

“Për shkak të dëshmive të deritanishme se transportuesi ka bërë transport pa certifikatë licence për automjetin përkatës, në bazë të nenit 12, paragrafi 2, të ligjit të Transportit Rrugor, Ministria e Transportit ka filluar procedurë për marrjen e licencës së punës. Gjithashtu, Qeveria ka angazhuar inspektoratin e transportit të bëjë inspektime të jashtëzakonshëm të punës së kompanisë”- ka deklaruar ministër i Transportit, Bllagoj Boçvarski.

Kujtojmë se në aksidenti tragjik që ndodhi në Bullgari mbetën t vdekur 45 persona, prej tyre 12 fëmijë.

Këtij aksidenti i shpëtuan 7 persona të cilët arritën të dalin nga autobusi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close