Sot nis vaksinimi anti-COVID në shkolla

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.607.518 doza të vaksinës. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, deri më sot 757.103 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Me qëllim të vaksinimit të nxënësve me vaksinën kundër COVID-19, Ministria e Shëndetësisë, ka organizuar sot ekip mobil për vaksinimin e nxënësve në Shkollën e Mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë.

Vaksinimi, i cili do të bëhet në bashkëpunim me drejtuesit e shkollës, do të zhvillohet nga ora 13:00 në mjediset e kësaj shkolle.

Prindërit ose kujdestarët ligjorë të nxënësve që do të vaksinohen duhet të japin paraprakisht deklaratën e pajtueshmërisë për vaksinim

“Procesi i vaksinimit me ekipe mobile nëpër shkollat dhe nivele e tjera do të vazhdojë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Drejtoritë komunale për Arsim, ndërsa krahas vaksinimit përmes ekipeve mobile, qytetarët e të gjitha kategorive dhe grup-moshave, mund të vaksinohen çdo ditë pune edhe në qendrat statitke të vaksinimit me vaksinën kundër COVID-19”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

MSh u bën thirrje të gjithë atyre që nuk janë vaksinuar ende apo që nuk e kanë kompletuar procesin e vaksinimit me të dy dozat që ta bëjnë këtë, sepse -thekson MSh- “në këtë kohë kur shtetet e rajonit dhe të kontinentit evropian po përballen me numër të lartë të rasteve të COVID-19, vaksinimi është preventiva dhe mbrojtja më e mirë”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close