SHBA fton rreth 110 shtete në Samitin për Demokraci, edhe Kosovën

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka ftuar rreth 110 shtete në Samitin virtual për Demokraci, që zhvillohet për herë të parë në dhjetor të këtij viti.

Në mesin e të ftuarve janë aleatët Perëndimorë, por jo Kina dhe Rusia, sipas një një liste të publikuar në faqen e Departamentit amerikan të Shtetit më 23 nëntor, raporton REL.

Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë vendet e ftuara në këtë Samit nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Në anën tjetër, Bosnje-Hercegovina nuk është ftuar.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka konfirmuar tashmë pjesëmarrjen në këtë Samit.

Nga 9 deri më 10 dhjetor, në Samitin për Demokracinë do të mblidhen liderë qeveritarë, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe anëtarë të sektorit privat.

Samiti për demokraci do të ketë tri tema kyçe: mbrojtjen kundër autoritarizmit, adresimin dhe luftimin e korrupsionit dhe avancimin e respektimit të të drejtave të njeriut.

Pas takimit të parë dhe konsultimeve në të, Biden do të ftojë liderët botërorë sërish, që të diskutojnë rreth përparimit të bërë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close