Hidhet poshtë kallëzimi penal kundër pronarit të ordinancës stomatologjike

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka hedhur poshtë kallëzimin penal të ushtruar ndaj doktorit, njëherit pronar i një ordinance stomatologjike në Prishtinë, pas pretendimeve të një gruaje nga diaspora se është ngacmuar seksualisht nga ai.

Prokuroria ka konstatuar se në rastin konkret nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se i doktori F.H., ka kryer veprat penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, “Mosdhënia e ndihmës mjekësore” dhe “Ngacmimi seksual”.

Njoftimi i plotë i prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, për hir të informimit të drejtë dhe korrekt të opinionit publik përmes këtij njoftimi bën të ditur se më 25.05.2021, ka pranuar kallëzimin penal kundër të dyshuarit F.H., pronar i një ordinance stomatologjike në Prishtinë, në drejtim të veprave penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, “Mosdhënia e ndihmës mjekësore” dhe “Ngacmimi seksual”, të parapara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i çështjes, pas shqyrtimit dhe analizimit të hollësishëm të kallëzimit penal, shkresave dhe provave të bashkangjitura në të nga e dëmtuara, si dhe pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore për vërtetimin e saktë dhe të plotë të fakteve të pretenduara nga e dëmtuara, ka konstatuar se në rastin konkret nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari  F.H., ka kryer veprat penale të lartcekura.

Andaj, më 12.10.2021, prokurori i shtetit ka marrë aktvendim për hudhjen e këtij kallëzimi penal.​

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close