KUSH E GATUAN KULTURËN!

Si në politikën shqiptare, ashtu edhe në kulturën shqiptare, është bërë praktikë që premtimi të përfundojë në harresë. Janë me qindra shembuj që tregojnë se harresa ka filluar të bëhet mekanizëm institucional. Po të ishte e kundërta, ndryshimet jo vetëm që do të ishin të dukshme, por edhe të prekshme.
Sot, fatkeqësisht kulturën e bëjnë të pamoralshmit, ata që shfrytëzojnë politikën ditore dhe dorëzohen para ofertave të imta.
Sot për kulturë flasin ata që s’e njohin as kulturën elementare.
Sot, shumë segmente të kulturës, trajtohen vetëm si trampolinë për të kërcyer në ujërat e pista të tregtisë, ndaj dhe është e natyrshme që gjithnjë e më shumë shtohen dyshimet për profit në emër të kulturës.
Libri shqip, bie fjala, sot nuk e ka shijen e dikurshme ngazëlluese, duke u lexuar dorë më dorë. Gjeneratat e mëparshme, thjeshtë, kishin etje për njohuri të reja dhe për ngritje shpirtërore.
Kurse sot libri perceptohet krejt ndryshe dhe shpesh bëhet i hidhët për shkak të abuzimeve të shumta me të.
Si asnjëherë më parë varfëria jonë shpirtërore ka rënë në pikën kritike të asaj që quhet minimale. Ndaj dhe kemi nevojë për një ringjallje, por me kusht që shapi të ndahet prej sheqerit dhe kulturën ta bëjnë artistët e mirëfilltë dhe jo ata që vazhdojnë t’ia mbajnë ison politikës ditore.
Pra, nuk ka fajde nga ajo kulturë që gatuhet nga ana e tregtarëve në kombinim me pseudo-politikanët, sepse mund ta marrim me mend se çfarë produkti mund të dalë nga “furra” e tyre.
Nuk gabojmë nëse themi se ndoshta kemi nevojë të pastrohemi edhe shpirtërisht, sepse viteve të fundit kemi konsumuar shumë vlera të dyshimta, të cilat na kanë shkaktuar edhe dëme që me shumë vështirësi e mund do të duhet të riparohen. Më në fund, shpirtrat tanë kanë nevojë të fisnikërohen dhe ju të mbushen me urrejtje e pesimizëm.
Mbase çdo kohë i ka edhe sfidat e veta, kurse sfidat e kohës sonë janë të lidhura ngushtë me identitetin, i cili profilizohet vetëm përmes afirmimit të vlerave të vërteta, që janë shenja identifikuese të kulturës shqiptare…
/HEJZA/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close