IPK del me sqarim rreth intervistimit të drejtorit të Policisë së Kosovës

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka dalë sot me sqarim për opinionin lidhur me intervistimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

IPK konfirmon se Samedin Mehmeti është ftuar për intervistë bazuar në mandatin ligjor të IPK-së.

Mehmeti është intervistuar nga hetuesit e IPK-së në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin ku një prej vartësve të tij është i dyshuar për veprën penale ushtrim ndikimi dhe zbulimi i fshehtësisë zyrtare, thuhet në sqarim.

IPK njofton se intervistimi i tij nuk ka ndërlidhje me rastin e konfiskimit të substancës së dyshuar narkotike, të cilin rast është duke e hetuar Policia e Kosovës.

Ndryshe, Inspektorati Policor i Kosovës më 20 shtator 2021 i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor me gradën e nënkolonelit policor, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ushtrim ndikimi dhe zbulim i fshehtësisë zyrtare.

Rekomandimi për suspendim është bërë në interes të procedurës hetimore përderisa hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore për këtë rast në koordinim me prokurorinë e shtetit, thuhet në sqarim.

Ndërkaq sot u raportua se IPK ka intervistuar Samedin Mehmetin për rastin e kapjes së 400 kg drogë në hyrje të Lipjanit në maj të këtij viti.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close