Gjermanët mbështesin vaksinimin e detyrueshëm kundër COVID-19

ATSH-DPA/- Ekziston një mbështetje e fortë që vaksinimi kundër koronavirusit të bëhet i detyrueshëm në Gjermani, sipas një sondazhi të YouGov, i publikuar sot.

Instituti tha se 69 për qind e të anketuarve mbështesin një detyrim të përgjithshëm për vaksinim, ndërsa 23 për qind ishin kundër një mase të tillë.

Ndërsa numri i rasteve po rritet dhe kufizimet e bllokimit po kthehen në disa rajone, opinioni publik duket se është zhvendosur në lidhje me këtë çështje të nxehtë.

Dy javë më parë, vetëm 44 për qind e të anketuarve nga YouGov mbështetën vaksinimin e detyrueshëm, ndërsa 27 për qind e kundërshtuan atë.

Duke shkuar më tej, 56 për qind e të anketuarve më 26 dhjetor donin ta mbanin vaksinimin kundër COVID-19 opsional.

Kjo ishte vetëm disa ditë pasi u administruan injeksionet e para.

Në atë kohë, vetëm 33 për qind ishin për detyrimin e tij.

Pasi qeveria përjashtoi në mënyrë të përsëritur detyrimin e vaksinimit më herët gjatë pandemisë, politikanët janë shprehur gjithnjë e më shumë në favor të një lëvizjeje të tillë, ditët e fundit.

Në një takim me kancelaren në detyrë Angela Merkel javën e kaluar, udhëheqësit e landeve i bënë thirrje qeverisë federale që ta bëjë urgjentisht të detyrueshëm vaksinimin për punonjësit e shëndetësisë dhe të kujdesit.

Sot, Ministria e Mbrojtjes e bëri të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19 për anëtarët e forcave të armatosura të Bundesëehr-it.

Për sa i përket publikut më të gjerë gjerman, një numër liderësh rajonalë, përfshirë kryetarin e bashkisë së Berlinit, Michael Mueller, si edhe kryeministrat e shtetit Volker Bouffier nga Hesse dhe Winfried Kretschmann nga Baden-Wuerttemberg, kanë shprehur mbështetjen e tyre për një detyrim të përgjithshëm të vaksininimit./ /

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close