City me përmbysje mposht PSG-n

Skuadra e Milanit ka shënuar një fitore dramatike në minutat e fundit të ndeshjes kundër Atletico Madridit në ndeshjen e vlefshme për grupin B të Ligës së Kampionëve.

Goli i Messias i realizuar tre minuta para përfundimit të ndeshjes ia ka hapur mundësitë skuadrës së Stefano Piolit të kualifikimin ta kërkojë në rrethin e fundit të ndeshjeve të fazës së grupeve.

Kjo fitore e çon Milanin në kuotën e katër pikëve dhe është në luftë direkte me Porton që ka pesë pikë dhe Atletico Madridin me katër pikë për të zënë vendin e dytë që garanton vazhdimin tutje në këtë garë. Vendi i parë në këtë grup i takon Liverpoolit që ka mbledhur 15 pikë.

Me fitoren me rezultat 3-0 ndaj Sherif Tiraspolit, kualifikimin e ka siguruar edhe Real Madridit së bashku me Interi, skuadër me të cilën do të përplasen në ndeshjen e fundit për vendin e parë në grup.

Manchester City e ka mposhtur PSG-në me rezultat 2-1 dhe ky rezultat ua ka garantuar të dy këtyre skuadrave vazhdimin më tutje në Ligën e Kampionëve.

Rezultatet tjera të mbrëmjes ishin këto:

Sporting-Dortmund 3-1

Brugge-Leipzig 0-5

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close