Eurodeputeti Mandl: Heqja e vizave për Kosovën është urgjente dhe e rëndësishme

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka thënë se Kosova ka përmbushur tash e një kohë të gjatë kriteret për liberalizimin e vizave.

Mandl në një postim në Twitter ka shkruar se liberalizimi i vizave për Kosovën është urgjente dhe e rëndësishme. “Në programin qeverisës të Gjermanisë në mënyrë eksplicite përmendet liberalizimi i vizave për Kosovën. Kjo është urgjente dhe e rëndësishme. Kriteret janë përmbushur për një kohë të gjatë. Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian kanë rënë dakord prej kohës dhe duhet mbështetje e plotë parlamentare”, ka shkruar Mandl.

Ndryshe marrëveshja e koalicionit e tre partive gjermane që do të formojnë qeverinë e re federale ka përmendur liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Ne mbështesim integrimin evropian të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe, në këtë kuptim, reformat e nevojshme për të përmbushur të gjitha kriteret e Kopenhagës”, thuhet në marrëveshje.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close