Kryeministri ​Kurti: Së shpejti fillon faturimi i rrymës në katër komunat veriore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se shumë shpejt do të vije dita që qytetarët e katër komunave veriore do ta paguajnë energjinë elektrike.

 

Kryeministri Kurti duke iu përgjigjur deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj se edhe për sa kohë do t’u paguhet energjia elektrike qytetarëve në veriun e Kosovës, tha se në bashkëpunim me ZRRE-në, Bashkimin Evropian dhe me partner të tjerë, të gjithë edhe ata në pjesën veriore do ta paguajnë energjinë që shpenzojnë, e siç tha ai do të ndodhë për herë të parë pas 22 vjetësh.

Deputetja Kadrijaj tha se sa ishte Lëvizja Vetëvendosje në opozitë e kanë akuzuar çdo qeveri për këtë temë.

“Sa ishit në opozitë keni akuzuar çdo qeveri për të njëjtën temë. Nuk keni lënë qeveri e zyrtarë qeveritarë e pa e akuzuar e denigruar, deri në pikën më të ulët të mundshme. Sa ishit në opozitë keni thënë se fajet I ka qeveria, tash kur jeni në qeveri po thoni se fajin e kanë strukturat ilegale të Serbisë. Tregoni, a jeni kryeministër I gjithë Republikës, dhe pse po e gjuani fajin tani te dikush tjetër, e sa ishit në opozitë thoni tjera fjalë. A do të thotë kjo që do të jeni dorëlirë me parat e shtetit, kryeministër. Dhe meqenëse po thoni se keni me bërë sistemin e faturimit, kur do të filloj sistemi I faturimit në pjesën veriore të Mitrovicës?”, tha Kadriaj.

Kurti tha se kritikat e tij kanë qenë të arsyeshme, dhe beson se këtë çështje siç tha ai të trashëguar, do ta zgjidhë shpejt.

“Është e vërtet që ne kemi qenë kritik kur kemi qenë në opozitë, andaj sot e kemi trashëguar këtë gjendje e cila na ka vërtetuar dhe dëshmuar se kemi pasur të drejt në kritikën tonë. Janë bërë shumë dakordime të pafavorshme për Kosovën në Bruksel, dhe ne po i vuajmë pasojat tani. Në raportet tona që i kemi atje edhe me partnerët ndërkombëtar, por edhe në bisedimet me Serbinë, argumentet kryesore kundër nesh janë dakordimet e pajtueshmëritë e qeverive paraprake. Pra, unë duhet të operoj me trashëgiminë e lënë më herët. Po bëj më të mirën e mundshme në funksion të kushtetutshmërisë, në funksion të sovranitetit të Kosovës dhe pa dyshim që nuk do të dëshiroja që të jem në këtë gjendje. Me krejt çfarë dimë e mundemi, sa më shpejt do të vij dita që të filloj faturimi edhe atje në veri, sepse është një padrejtësi e madhe ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës, e në veçanti dëmtuesit më të mëdhenj janë pikërisht ata të cilët me qëndrimet tyre kundër Kosovës edhe nuk e paguajnë energjinë elektrike. Dhe ata që janë konsumatorë të mëdhenj, për interesa të tyre biznesore që shkaktojnë dëm të energjisë e cila konsumohet e nuk paguhet”, theksoi Kurti. 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close