Kryeministri Kurti: Vitin po e mbyllin me rritje ekonomike rreth 10%

Kryeministri Albin Kurti duke iu drejtuar deputetëve, tha se po e mbyllin vitin me një rritje ekonomike rreth 10% dhe me një rritje të hyrave prej 33%.

Krejt kjo sipas tij, si rezultat i qeverisjes së mirë dhe besimit të qytetarëve në institucionet e vendit.

Për herë të parë po e votojmë një buxhet, që është tërësisht i yni, u shpreh kryeministri Kurti, e që ka ndarje buxhetore për projekte të maturuara e me qëllime zhvillimore, që ngërthen në vete një plan të ringjalljes ekonomike që ndihmon ata që janë prekur më së shumti nga pandemia dhe fuqizon gratë e prodhimin vendor, një buxhet i cili sigurinë, shëndetësinë e arsimin i ka prioritete.

“Puna e mirë ka filluar dhe do të vazhdojë deri në fund të mandatit”, përfundoi fjalën e tij Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

“Dje kishim mbledhjen e 45-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ndërkaq pardje janë mbushur tetë muaj që jam në detyrë, me ç ‘rast janë marrë 394 vendime deri më tani dhe mund të them se Ekonomia e vendit asnjëherë nuk ka parë rritje ekonomike më të lartë sesa në vitin 2021”.

“Do ta mbyllim këtë vit me një rritje ekonomike rreth 10% dhe me një rritje të të hyrave prej 33%. Të dyja këto si rezultat i një qeverisjeje të mirë dhe besimit të qytetarëve në institucionet e vendit, e veçanërisht për Qeverinë”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close