Von Cramon kërkon vënien e sanksioneve ndaj grupit paraushtarak rus Wagner

Eurodeputetja Viola Von Cramon ka kërkuar vendosjen e sanksioneve nga Bashkimi Evropian ndaj grupit paraushtarak rus Wagner.

Cramon në një fjalim të mbajtur në Parlamentin Evropian është shprehur se BE-ja duhet të veprojë pasi që vrasjet e kryera nga ky grup i përkrahur nga Kremlini, nuk janë biznes por se krim kundër njerëzimit.

“Bashkimi Evropian duhet të vendos sanksione të ashpra [kundër Wagner] për të treguar se vrasja nuk është biznis, është krim kundër njerëzimit”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

Sipas saj, truri i kësaj industrie është një mik i ngushtë i presidentit [Vladimir] Putin, [Yevgeny] Prigozhin, i cili nderon vrasësit e tij me kontrata shumë milionëshe.

Në fund, Von Cramon thotë se BE duhet të koordinohet për t’i treguar Wagnerit se vrasja është krim kundër njerëzimit.

“BE duhet të përgjigjet me masat më të rrepta. Për ta bërë këtë, ne kemi nevojë për një koordinim më të ngushtë midis BE-së dhe aleatëve të NATO-s. Sanksionet duhet të vendosen ndaj të gjithëve që mbështesin këtë industri çnjerëzore. Në këtë mënyrë mund t’i tregojmë Wagnerit dhe të tjerëve se vdekja nuk është biznes, është krim kundër njerëzimit”, ka përfunduar ajo.

Ditë më parë, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka paralajmëruar Wagnerin për përfshirjen e tyre në Mali.

“Është për të ardhur keq nëse akterë të jashtëm angazhohen për t’i bërë gjërat edhe më të vështira dhe më të komplikuara, në veçanti nga grupi Wagner”, kishte thënë Blinken.

Grupi mercenar, të cilën kryeqytetet perëndimore e shohin si të lidhur ngushtë me Kremlinin, ka qenë prezentë në konflikte, si në Ukrainë, Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close