Deputeti Shehu: E rrezikshme të lidhim integrimin tonë europian me atë të Serbisë

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, e ka uruar sot kryeministrin Edi Rama për duartrokitjet qëm sipas tijm mori dje në Parlamentin e Serbisë. Shehu deklaroi në seancën e sotme në Kuvend se, ndërsa Rama dje bënte avokatinë e ‘Ballkanit të hapur’, edhe Vuçiçi vetë e kishte lënë në vetmi duke marrë rrugën për në Moskë.

“’Urime’ Ramës për duartrokitjet e gjata që mori dje në Parlamentin e Serbisë si zëdhënës i projektit të Vuçiç “Ballkan i hapur” për krijimin e “Jugosllavisë së Re”.
Nuk i merr as në Prishtinë, as në Podgoricë, as në Sarajevë e, tashti, as në Shkup ato ovacione.
Ndërsa Rama dje bënte avokatinë e atij projekti edhe Vuçiçi vetë e kishte lënë në vetmi duke marrë rrugën për në Moskë.
Mbështes marrëveshjen IPA, Procesin e Berlinit, marrëveshje të Brukselit, kontrolluar, financuar e garantuar nga ai, me të barabartë të gjithë ne, edhe Kosovën. Këto janë të kundërta nga Projekti i Vuçiç për “Ballkanin e Hapur”, që na degdisin në Lindje dhe krijojnë hegjemonizmin serb në rajon”, tha Shehu.

Ai theksoi më tej se ky projekt nuk ka mbështetjen e BE, as të vendeve anëtare.
“Nuk mbështetet as nga SHBA, që qartësisht mbështesin ato projekte që i bashkojnë të gjitha vendet e Rajonit, ndërsa ky “Ballkan i hapur” po i ndan edhe më shumë.
Kjo qeveri veçse krijon kështu konfuzion edhe te partnerët duke u bërë tellall i projekteve të Serbisë, firmëtare edhe e Unionit EuroAzian të Rusisë.
Ne duhet të koncentrohemi te projektet Komunitare, ndryshe rrezikohemi të na përsëriten tragjeditë historike të së kaluarës, largimi nga Europa e Perëndimi gjatë pushtimeve otomane e komuniste”, deklaroi Shehu.

Ai u shpreh se është e rrezikshme të lidhim qëllimisht integrimin tonë europian me atë të Serbisë, që ka një këmbë e gjysmë në Moskë.
“Ne duhet të plotësojmë standardet europiane nëpërmjet projekteve europiane për t’u zhvilluar e integruar. Integrimi është një proces individual.
Integrimin tonë nuk ka pse ta ngatërrojmë me problemet e MV me Bullgarinë.
Akoma më e rrezikshme është të lidhim qëllimisht integrimin tonë europian me atë të Serbisë, që ka një këmbë e gjysmë në Moskë”, tha Shehu./bw

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close