Rama: Të kemi një abetare të unifikuar mes Shqipërisë dhe Kosovës!

Këtë të premte është mbajtur në Elbasan mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë, ku pritet të nënshkruhen 16 marrëveshje mes dy qeverive.

Kryeministri Edi Rama tha që Shqipëria dhe Kosova, për vitin e ardhshëm, duhet të kenë një abetare të përbashkët e më pas edhe në të gjitha hapësirat ku fëmijët mësojnë shqip.

Rama: Nëse biem dakord sot të kemi një abetare të gjuhës shqipe në Shqipëri Kosovë dhe ta kemi në të gjitha trojet apo hapësirat ku fëmijët mësojnë të lexojnë gjuhën shqipe. Do na duhet një punë cilësore të bëjmë një libër të shenjtë të gjithë shqiptarëve që të mbetet edhe një objekt i çmuar edhe në bibliotekat e atyre që do e mësojnë dhe do e kenë kujtim nga viti i parë i shkollës. Një libër që do jetë i veçantë dhe me një vlerë të caktuar.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close