Kurti: Të tejkalohen kufijtë për të shkuar tek njëri-tjetri

Në përfundim të mbledhjes ndërqeveritare Shqipëri-Kosovë, kryeministri Albin Kurti i falenderoi të gjithë dhe kërkoi që të tejkalohen kufijtë për të shkuar tek njëri-tjetri, si dhe theksoi që të mos tejkalohet zbatimi i marrëveshjeve që do të firmosen.

Sipas Kurtit, koha si udhëheqës të institucioneve është kohë e shtetit që mbahet me tatimet dhe taksat e qytetarëve.

“Ju faleminderit të gjithë anëtarëve të kabineteve tona qeveritare. Ju faleminderit për punën, angazhimin kontributin dhe ti tejkalojmë kufijtë hapësinorë duke vajtur e ardhur tek njëri tjetri por të mos i kalojmë e tejkalojmë kufijtë kohorë të zbatimit të marrëveshjeve për të cilat dakordohemi tani sepse koha jonë si udhëheqës të institucioneve nuk është e jona, është kohë e shtetit që mbahet me tatimet dhe taksat e qytetarëve tanë dhe mirëmbahet prej qeverive tona të drejta”, ka thënë Kurti.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close