Vetëm 14% të grave të punësuara

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Forumi për Lidership dhe Diplomaci kanë organizuar diskutimin për lidhjen ndërmjet të drejtave pronësore dhe dhunës në familje, si dhe fillimin e fushatës për rritjen e ndërgjegjësimit “Mos vazhdo të jesh viktimë e dhunës në familje vetëm pse nuk ke nga të shkosh. Kërko të drejtën tënde në pronë”

Aty u tha se vetëm 14 për qind të grave në Kosovë janë zyrtarisht të punësuara dhe kanë të ardhura nga burimet e tyre, ndërsa shumë gra punojnë si amvise me orar të plotë, ku kontributi i tyre domethënës ekonomik nuk materializohe, raporton Ekonomia Onlinet.

Aty u tha se gjyqësori duhet të bëjë më shumë në trajtimin e rasteve të dhunës, dhe t’i trajtojë rastet e diskriminimit të grave në pronë.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha se një përqindje shumë e vogël nga prindërit trashëgohet nga vajzat, ku një situatë e tillë sipas saj, ngjason me situatën kur ligjin e bënte kanuni.

“Të diskutosh për të drejtën pronësore është përçim i një mesazhi të qartë se fuqizimi ekonomik dhe barazia gjinore për një shoqëri ku vajzat dhe gratë ndihen të sigurta dhe fuqizuara. Nuk mund të tolerohet tutje që e drejta për trashëgimi dhe të drejtë pronësore të jetë pre e diskriminimit gjinorë. Gratë dhe vajzat janë shtyllë e fuqishme e shoqërisë tonë”.

“Pjesëmarrja e tyre në shoqëri krahas burrave kontribuon në të mirën e familjes dhe shoqërisë. Prona krijon mundësi për pavarësi ekonomike, dhe gjendja aktuale sa i përket trashëgimisë pronësore vazhdon të mos jetë e kënaqshme. Një përqindje shumë e vogël nga prindërit trashëgohet nga vajzat, ku një situatë e tillë ngjason me situatën kur ligjin e bënte kanuni ku përparësi i jepej gjinisë mashkullore”, tha ajo.

Tutje presidentja e vendit, tha se sistemi gjyqësor duhet t’i trajtojë kërkesat për pronësi të grave në mënyrë të drejtë, efikase dhe pa vonesë.

“Të dhënat për zotërimin e pronës nga gratë dhe vajzat janë në nivel tejet të ulët që është nivel shqetësues, pavarësisht bazës ligjore dhe pavarësisht që Kushtetuta e Kosovës ndalon diskriminimin. Të dhënat flasin për rritje të numrit të grave që kanë iniciuar kërkesa për trashëgimi. Gratë dhe vajzat duhet të jenë të vendosura për shfrytëzimin e pronës, ngase ajo është një e drejtë e fituar”.

“Përderisa shoqëria e internacionalizon rëndësinë e kësaj, jemi ne institucionet që duhet të jemi të vendosur që të zbatohet legjislacioni. Sistemi gjyqësor duhet t’i trajtojë kërkesat për pronësi të grave në mënyrë të drejtë, efikase dhe pa vonesë”, tha Osmani.

Shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars Gunnar Wigemark, tha se Misioni i është i përkushtimi për barazi gjinore dhe luftë kundër dhunës në baza gjinore, raporton EO.

Teksa ka folur për këtë temë, ai tha se EULEX-i monitoron trajnime nga ana të rasteve gjyqësore që kanë të bëjnë me dhunën në familje.

“Të mbash gjysmën e popullsisë larg pronësisë mbi pronë nuk është vetëm të parandalosh fuqizimin e grave dhe të pengosh rritjen ekonomike duke mbyllur me mijëra aktereve femra potenciale në ekonomi. Është edhe pjesë e sëmundjes kulturore dhe sociale që kushton me mjerim të pathënë”.

“Për t’i përkeqësuar gjërat, shumë gra kanë hequr dorë nga të drejtat e tyre pronësore apo të trashëgimisë, ndërsa 38 për qind e burrave dhe 33 për qind e grave nuk mendojnë se gratë duhet të kenë mundësinë e trashëgimit të pronës nga familjet e tyre. Vetëm 14 për qind të grave në Kosovë janë zyrtarisht të punësuar dhe kanë të ardhura nga burimet e tyre, ndërsa shumë gra punojnë si amvise me orar të plotë, ku kontributi i tyre domethënës ekonomik nuk materializohet”, tha ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close