Meta takon Lajçakun: Është koha për marrëveshje me njohje reciproke

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë qëndrimit në Prishtinë, është takuar edhe me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Përmes një postimi në Facebook, Meta tha se Shqipëria mbështet plotësisht procesin e dialogut Kosovë-Shqipëri dhe se tash është koha për arritjen e një marrëveshjeje për njohje reciproke të të dy vendeve.

“Kënaqësi të takoja në Prishtinë, Përfaqësuesin e Bashkimit Europian, për dialogun Kosovë – Serbi, z.Miroslav Lajçak. Shqipëria mbështet plotësisht procesin e dialogut Kosovë – Serbi, duke vlerësuar se tashmë është koha për arritjen e një marrëveshjeje për njohje reciproke të të dy vendeve. Së bashku vlerësuam rëndësinë e madhe të Procesit të Berlinit dhe gjithë iniciativave të tjera gjithëpërfshirëse për integrimin rajonal dhe europian të vendeve tona”, shkroi Meta.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close