Rama:Në një referendum paqësor për bashkim të Kosovës me Shqipërinë do të votoja pro

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë të premten, 26 nëntor, se nëse do të kishte referendum paqësor për bashkim të Kosovës me Shqipërinë, ai do të votonte pro këtij procesi.

“Nëse më pyesni në hipotezën e një referendumi paqësor për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, unë do të bëja një shkelje për Ligjit për fshehtësinë e votës dhe do të votoja hapur pro”, ka thënë Rama, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, pas takimit mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Kryeministri shqiptar ka thënë po ashtu se përmes kësaj deklarate i është përgjigjur provokimit me provokim.

Kryeministri Kurti, në anën tjetër, ka thënë se referedumi nuk është diçka që mund të zgjedhin liderët e këtyre vendeve.

“Referendumi nuk është gjësend që e zgjedhim. Është intencë që na përzgjedh neve. Nuk mund të vendosemi mbi procese të tilla historike dhe të përcaktojmë data dhe mënyra”, ka deklaruar ai.

Gjatë një interviste për revistën britanike, “Monocle”, kryeministri Kurti ka deklaruar se nëse në të ardhmen do të organizohej një referendum paqësor dhe demokratik, ai do të votonte për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë më 24 nëntor, se për të është e papranueshme që askush nuk ka reaguar ndaj deklaratave të Kurtit dhe ka paralajmëruar se do t’iu dërgojë letër liderëve botërorë për të kërkuar sqarime për këtë gjë.

Takimi i së premtes shënon takimin e shtatë mes Qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë dhe të parin Kurti-Rama.

Delegacionet kanë nënshkruar disa marrëveshje, derisa në fokus është lehtësimi i qarkullimit mes qytetarëve të dy vendeve.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close