EMA miraton vaksinën e Biontech edhe për fëmijët

Së shpejti në BE mund të vaksinohen kundër Coronës edhe fëmijët pesë deri njëmbëdhjetë vjeç.

Agjencia Evropiane e Barnave EMA miratoi përdorimin e vaksinës së Biontech & Pfizer për fëmijët nga pesë vjeç e lartë. Komisioni përgjegjës i EMA-s rekomandoi në Amsterdam zgjerimin e grupmoshave që mund të vaksninohen me preparatin e Biontech dhe partnerit të tij amerikan Pfizer. Fjala është për grupmoshat pesë deri në njëmbëdhjetë vjeç. Doza për këta fëmijë do të jetë më e ulët se sa për të rinjtë nga dymbëdhjetë vjeç e lart. Vaksina do të jepet si edhe tek të rriturit në formën e dy injeksioneve në krahun e sipërm në një distancë kohore prej tri javësh.

Vendimi përfundimtar pritet të merret nga Komisioni Evropian, por kjo konsiderohet si çështje formale. Deri tani vaksina e Biontech Biontech dhe partnerit të tij amerikan Pfizer, është miratuar në Bashkimin Evropian për personat nga mosha dymbëdhjetë vjeç e lart.

Vaksina e njohur me emrin Comirnaty ishte e para që nga katër vaksinat që u lejuan nga BE-ja më 21 dhjetor 2020, fillimisht për grupmoshat nga 16 vjeç e lart. Në fund të majit vaksina u lejua edhe për fëmijët nga dymbëdhjetë vjeç e lart.

Në SHBA deri tani janë vaksinuar me vaksinën e Biontech/Pfizer rreth tre milionë fëmijë e të vegjël. Në Izrael dhe Kanada vaksinimi i fëmijëve të moshës midis pesë dhe njëmbëdhjetë vjeç nisi këtë javë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close