Është konfirmuar në Evropë rasti i parë i llojit të koronavirusit të Afrikës së Jugut

Rasti i parë i infektimit me llojin e Afrikës së Jugut të koronavirusit është konfirmuar në Evropë të premten, raportojnë mediat belge.

Kjo është një grua e re që ka shfaqur simptoma 11 ditë pasi udhëtoi për në Egjipt nëpërmjet Turqisë, raporton RTBF.be.
Pacientja ishte e pavaksinuar dhe nuk kishte pasur më parë COVID-19.

Vajza thuhet se kishte simptoma të ngjashme me gripin. Ajo nuk raportoi asnjë kontakt të rrezikshëm, përveç me anëtarët e familjes që nuk shfaqën simptoma.

Ata ende do të testohen dhe do të nisë një hetim i plotë.
Varianti i ri i koronavirusit ka një numër të madh mutacionesh që dyshohet se do ta bëjnë atë rezistent ndaj vaksinave ekzistuese.

Lloji që u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut është regjistruar edhe në Botsvana dhe Hong Kong./L.Sh

 

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close