Lajçaku në Vatikan.Greqia,Spanja,e Vatikani nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës,çfarë po ndodhë?

Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajçak vizitoi së fundmi Vatikanin për të diskutuar mbi dialogun dhe Ballkanin Perëndimor. As Greqia, as Spanja, as Vatikani nuk e kanë njohur Kosovën, a po ndodh diçka?Pyesin mediat.

Siç ka njoftuar në llogarinë e tij në Twitter, në Romë është takuar edhe me shefin e diplomacisë italiane, por edhe me kryepeshkopin Paul Gallagher, sekretarin e Selisë së Shenjtë për marrëdhëniet me shtetet (homolog i ministrit të Jashtëm).

Çfarë po ndodhë?Po lobon Lajçaku për pranimin e Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Europian si dhe Vatikanit që ta bëjnë atë?Apo është parapërgatitje për të ofruar një opcion joshës për Kosovën si shpërblim për të arritur një marrëveshje përfundimtare me Serbinë?

Në këtë frymë është përgjigjur edhe zyrtari spanjoll. I pyetur për marrëdhëniet dhe njohjen e Kosovës nga qeveria në Madrid, Gonzalez-Barba, njeriu i tretë i diplomacisë spanjolle theksoi nevojën për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit “për çështjet kryesore thelbësore”.

Pas ardhjes së Joe Biden në krye të Shteteve të Bashkuara ,sigurisht që është shtuar edhe presioni i kësaj administrate ndaj shteteve jo-njohëse.Ka gjasa që edhe këto vende një ditë të bëjnë hapin duke shfrytzuar ndonjë pretekst dhe ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Ka gjasë që një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë të shërbejë si arsye,por kuptohet edhe si pasojë e presionit amerikan.

Po flitet se Spanja ka mundësi të hapë një Zyrë ekonomike ose kulturore spanjolle në Prishtinë,e Greqia e ka të cilën mëton ta avansojë dhe ky avansim të jetë edhe mostër edhe për spanjën që ma vonë këto zyre të shndrrohen si përfaqësi diplomatike.

Ka deklarime politike optimiste se ka gjasa që gjatë qeverisjes së Albin Kurtit të arrihet një marrëveshje bilaterale përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë.

>Xhelil Arifi/LSh



 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close