Berisha për sulmin në Gllogjan: Vrasësi ta marrë dënimin e merituar

Ish-kryeministri i Shqipërisë ka reaguar për sulmin ndaj autobusit në Gllogjan të Deçanit ku mbetën të vdekur tre persona dhe një i plagosur.

Ai u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave si dhe tha se shpreson që vrasësi të gjendet sa më parë dhe ta marrë dënimin e merituar, përcjell Klankosova.tv.

“Një krim i shëmtuar! Të dashur miq, dje në darkë një kriminel me mask në Gllogjan, Komuna e Deçanit, ka shkrehur breshëri kallashnikovi drejt autobusit me nxënës shkolle nga të cilët kanë humbur jetën dy nxënës dhe shoferi i autobusit si dhe është plagosur edhe një nxënës tjetër”.

“Duke shprehur ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave për humbjen e njerëzve të tyre më të dashur dhe urar shërim të plotë të plagosurit, dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë krim të shëmtuar dhe uroj që vrasësi i nxënësve të shkollës dhe shoferit të gjendet sa më parë dhe të marrë ndëshkimin ligjor të merituar”, ka shkruar Berisha në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close