Nga Qeveria paralajmërojnë rritje të çmimit të rrymës

Kriza globale energjetike ka filluar të shtrihet edhe në Kosovë. Çmimet astronomike në nivel botëror, sidomos në Evropë pritet të rrisin cmimet e energjisë elektrike edhe Kosovën.

Këtë e ka paralajmëruar edhe Luan Morina, Drejtor i Departamentit të Energjisë në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, në debatin e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë lidhur me Sigurinë e Furnizimit me Energji Elektrike.

“Tarifat aktuale të energjisë elektrike nuk i kanë parapa këtë rritje të çmimeve në tregjet botërore. Pra, ekziston një dallim i madh ndërmjet çmimeve të parapara dhe atyre aktuale. Gjithsesi që duhet të reflektohet kjo, pasi ne jemi ata si qytetarë që duhet ta paguajmë atë kosto tash apo përmes një procesi të rregullt tarifor”, tha Morina.

Sipas tij, MZHE nuk ka të drejtë të përzihet në tarifa, pasi kjo i takon ZRRE-së. “Por, secili nga ne duhet ta dij dhe ta bind vetveten që çmimi aktual që secili paguan nuk e reflekton koston dhe këto kosto duhet të adresohen nga ZRRE”, theksoi Morina.

Në debat u sqarua që KESCO tashmë ka bërë kërkesën për rritje të tarifave.

“Po, ne kemi dorëzuar kërkesën për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarfiave pasi janë plotësuar parakushtet ligjore për këtë. Kërkesa aktuale, pra që të hyjë në fuqi sivjet është që tarifat të rriten me 7 për qind”, tha Rudina Puka, Drejtoreshë për Përkujdes ndaj Konsumatorëve në KESCO.

Ajo njoftoi që kjo mund të mos jetë rritja e vetme, pasi në prill hyjnë në fuqi prapë tarifat e reja nga procesi i rregullt i shqyrtimit të tyre.

Në panel diskutimi, udhëhequr nga kryetari i OEAK, Arian Zeka, kanë marrë pjesë edhe Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, Genci Beribashi, Menaxher Gjeneral i Ferronikelit dhe Pranvera Dobruna, eksperte e energjisë.

Aty, panelistët janë pajtuar se çështja e energjisë elektrike duhet trajtuar me prioritet dhe që do të jetë ndër çështjet kryesore me të cilën duhet të merren institucionet e vendit gjatë vitit 2022.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close