Edi Rama pritet nga Ati i Shenjtë, Papa Francesco

ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në Vatikan, Itali, me rastin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.

Kryeministri, i cili u shoqërohej në këtë vizitë nga bashkëshortja Linda Rama dhe djali i tij Zaho, u prit në një takim të veçantë nga Papa Francesco, në Pallatin Apostolik të Vatikanit.

Ky është takimi i dytë që Kryeministri Rama zhvilloi me Atin e Shenjtë. Biseda e përzemërt mes tyre, u fokusua në marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë dhe vullneti i përbashkët për forcimin e tyre të mëtejshëm.

Në shkëmbimin tradicional të dhuratave, Papa Francesco i dhuroi Kryeministrit Rama një basoreliev prej bronzi të Noah, disa dokumente papale, ndër të cilat mesazhin e këtij viti për Ditën Botërore të Paqes.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama i dhuroi Papa Francescos mes të tjerash një letër të njohur të At Gjergj Fishtës.

Më herët, Kryeministri u prit nga Eminenca e Tij, Kardinali Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit i Shenjtërisë së Tij, të cilin Kryeministri e nderoi me dhënien e Kordonit të Madh me Yllin “Benemerenti”, në një ceremoni të posaçme.

Duke falenderuar në emër të përfaqësuesve të lartë të Sekretarisë së shtetit, Kardinali Pietro Parolin u shpreh se “ky gjest shpreh mirënjohjen për atë çka Selia e Shenjtë, Papa dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë bërë dhe po bëjnë për Shqipërinë dhe për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.”

Kryeministri Rama u prit gjatë kësaj vizite nga Prefekti i Shtëpisë Papnore dhe Zotërinj të Shenjtërisë së Tij, në Pallatin Apostolik të Vatikanit.

Kryeministri vendosi lule në varrin e Papës shqiptar Klementi XI, i quajtur edhe Papa Albani si dhe në varrin e Gjon Palit II, mik i çmuar i Shqipërisë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close