Kryeministri Rama vendos lule në varrin e Papës shqiptar, Klementi XI

ATSH/ Kryeministri Edi Rama, i cili po zhvillon sot një vizitë në Vatikan, vendosi lule në varrin e Papës shqiptar, Klementi XI, i quajtur edhe Papa Albani.

Kryeministri Rama shoqërohet në këtë vizitë nga bashkëshortja Linda Rama dhe djali i tyre, Zaho.

Rama po zhvillon sot një vizitë në Vatikan, në 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Selinë e Shenjtë.

Më herët sot, kryeministri Rama mori pjesë në ceremoninë e dhënies së kordonit të madh me yllin “BENEMERENTI” eminencës së tij, Kardinalit Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit i Shenjtërisë së tij.

Në vijim ai u prit në Pallatin Apostolik të Vatikanit, nga prefekti i Shtëpisë Papnore dhe zotërinj të Shenjtërisë së Tij.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close