28 NËNTORI NË MANASTIRIN E VITIT 1946

Manastiri, dikur një nga qendrat më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare, ndonëse zbehtë e më zbehtë, akoma jeton në ndërgjegjen tonë. Në këtë qytet u mbajt Kongresi i Alfabetit, që ishte edhe Kongres i unifikimit, zgjimit dhe ndriçimit të vetëdijes kombëtare. Në Manastir i krijua Komiteti për Lirinë e Shqipërisë (1905). Sipas statistikës së popullsisë së Vilajetit të Manastirit (Vilayet de Monastir), botuar në frëngjisht nga Instituti Gjeografik i Sofjes, më 1902, qyteti i Manastirit atë vit kishte gjithsej 5972 shtëpi, nga të cilat 1775 shtëpi turke (myslimane), 1600 shtëpi bullgare, 1397 shtëpi shqiptare, 700 shtëpi vllehe dhe 500 shtëpi izraelite. Por, përveç 1397 shtëpi të shënuara shqiptare, edhe një pjesë prej 1775 shtëpive të shënuara turke i përkisnin kombësisë shqiptare myslimane, ndërkaq kjo arsyeton rilindësit shqiptarë që Manastirin atëbotë e konsideronin si qytetin më të rëndësishëm shqiptar.

Në Manastir u themelua Klubi Bashkimi (1908), pastaj “Shoqëria botonjëse letrare”, që pati edhe shtypshkronjën, duke e bërë Manastirin qendër të botimit të librave shqip dhe të shtypit shqiptar. Pas Luftës së Dytë Botërore, edhe shqiptarët e këtij qyteti me rrethinë iu nënshtruan shpërnguljes masive të dhunshme, për të mbetur sot në një numër simbolik. Megjithatë, janë dëshmitë e shumta që na sjellin shumë emocione për këtë qytet historik. Është edhe kjo fotografi e bërë më 28 Nëntor të viti 1946 dhe që flet shumë…shumë…/Hejza

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close