Kosova me 335 raste aktive me C0VID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në total numri i rasteve aktive është 335.

Derisa, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.763.

Në takimin e fundit të Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19, u konstatua se situata me pandeminë në vendet në rajon, Evropë dhe më gjerë është përkeqësuar javët e fundit dhe, përkundër që në Kosovë numri i rasteve të COVID-19 është i vogël në javët e fundit, situata është jostabile, në veçanti duke pasur parasysh faktin se ka dy variante në qarkullim (varianti Delta që është akoma dominues dhe varianti Delta Plus), ndërkohë që informatat e para flasin që varianti tjetër i SARS –COV-2, Omicron, karakterizohet me shumë mutacione, përhapje të shpejtë dhe nuk ka shumë informata rreth rezistencës së tij ndaj vaksinave.

Ndërkohë, që vendet evropiane kanë vendosur masa të reja në parandalimin e varianti tjetër i SARS –COV-2, Omicron, i cili është 500 herë më shpërndarës se Delta.

Duke pasuar parasysh situatën epidemiologjike lidhur me COVID-19, variantet në qarkullim dhe me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik të popullatës, Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19 ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme do të rishqyrtohen masat në fuqi dhe do të marren masa të tjera, sipas nevojës dhe zhvillimeve lidhur me COVID-19.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close