Ndryshon procedura për dhënien e termineve në Ambasadën Gjermane

Ambasada Gjermane në Kosovë ka ndryshuar procedurën e termineve për viza punësimi.

Dhënia e termineve për viza do të ndryshojë duke filluar nda data 1 dhjetor.

“Për shkak të kërkesës tejet të lartë për caktim të termineve, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion, duke filluar nga dhjetori 2021 terminet do të caktohen nëpërmjet procedures së tërheqjes së shortit.

Për këtë nga data 01.12.2021 në orën 14:00 fillimisht do të hapet një listë e re e regjistrimeve për kërkesa për termine. Kjo listë do të jetë e hapur për regjistrime gjatë gjithë kohës deri më 17.12.2021 në orën 12:00. Lista më pastaj nuk do të mbyllet, sikurse ka qenë rasti deri tani, kur është arritur një numër i caktuar i përgjithshëm i regjistrimeve. Në vend të kësaj, lista aktuale e regjistrimeve do të mbyllet më 17.12.2021 në orën 12:00 dhe nga të gjitha regjistrimet, nga gjeneratori i rastësishëm i drejtuar në mënyrë kompjuterike në një procedurë të shortit do të përzgjidhen ata, të cilët e marrin një termin për aplikim në janar/fillim të shkurt 2022”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Detaje lidhur me ndryshimet: https://pristina.diplo.de/xk-sq/service/viza-dhe-hyrja-/-/2496912?fbclid=IwAR29_lMx7XfbohEg0nMaG-xlpxNLpifln4aLxDgSsVjiCSad8fSrS-Bm1iI

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close