Presidenti i Sllovenisë, Pahor, ka shprehur mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka shprehur mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi dhe ka kërkuar zbatimin e gjitha marrëveshjeve të nënshkruara.

Në vizitën e tij të dytë brenda këtij viti në Kosovë, Pahor këmbënguli për respektimin e marrëveshjes për themelimin e Asociacionin e komunave serbe në Kosovë. Sipas tij, derisa palët nuk merren vesh pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, marrëveshja është valide dhe duhet të respektohet.

Në konferencën e përbashkët për medie me homologen e tij, Vjosa Osmani, Pahor shprehu mbështetjen e shtetit të tij për perspektivën e Kosovës në procesin euro-integrues.

Pahor: Të zbatohet gjitha marrëveshjet e nënshkruara

“Të tejkalohen mosmarrëveshjet dhe të vazhdohet me dialog, siç e kam thënë në Beograd, do ta them edhe këtu në Prishtinë. Fillim i mirë i përparimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe kyçje së shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE është implementimin e sa më parë i të gjitha marrëveshjeve të pranuara.. Kjo do të ndikonte dukshëm në besimin e të gjithë shteteve në rajon se jemi për dialog dhe respektim të marrëveshjeve për të tejkaluar mosmarrëveshjet bilaterale…Kushti i parë është që t’i besohet dialogut dhe të respektohen marrëveshjet. Ne i kuptojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por për palën e tretë që nuk është nënshkruese e marrëveshjes, derisa mos merreni vesh, marrëveshja duhet të respektohet”, tha ai.

Lidhur me iniciativën rajonale të Ballkanit të Hapur, Pahor tha në fillim e ka parë si iniciativë të sinqertë për zgjidhjen edhe të problemeve mes Kosovës dhe Serbisë, por tash e sheh se ka shumë kundërshti.

Pahor: Ballkani i Hapur ka shumë kundërshtime

“Më është dukur se është iniciativë shumë e sinqertë, por sot në bisedën me presidenten Osmani ka parë se ka shumë kundërshtime. Kjo iniciativë më është dukur se është mënyrë elegante për zgjedhjen e mëtutjeshme të raporteve Serbi-Kosovë…Kjo nuk është alternativë e kyçje së shteteve të Ballkanit Perëndimor në Be, kjo është proces që mundëson që disa zgjedhje të zgjidhen më lehtë për t’i evituar disa pengesë që pamundësojnë zgjidhjen e çështjeve komplekse të respektit të ndërsjellët”, shtoi ai.

Krahas këtyre, presidenti slloveni shprehu përkrahjen ndaj Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close