Audioguidë që zbulon “sekretet” e Selisë së Qeverisë së parë të Shqipërisë

/ATSH/- Muzeu i Pavarësisë në Vlorë tashmë mund të vizitohet nga të gjithë nëpërmjet një audioguide të realizuar nga Ministria e Kulturës.

Ministrja Elva Margariti shprehet se “sot, është dita të nderojmë ata shqiptarë, që bënë të mundur që flamuri kuq e zi të valëvitet i lirë dhe krenar”.

Ajo fton që të gjithë që të vizitojnë Muzeun e Pavarësisë, kësaj herë shoqëruar edhe me audioguidë, që do t’u zbulojë “sekretet” e Selisë së Qeverisë së parë të Shqipërisë së “mosvarme”.

Muzeu Kombëtar i Pavarësisë, siç njihet ndryshe godina ku ka pasur Selinë Qeveria Provizore e Ismail Qemalit në Skelën e Vlorës, është shpallur Monument Kulture i kategorisë së parë dhe Muze i Pavarësisë Kombëtare më 27 Nëntor të vitit 1962, ndërsa emërtimin përfundimtar “Muzeu Kombëtar i Pavarësisë” e ka marrë me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr 293, datë 17/05/2006.

Audioguida përbëhet nga 9 pika interesi, një për çdo sallë, me kohëzgjatje 20 minuta. Audioguida mund të përdoret si një vizitë e plotë sipas itinerarit të caktuar ose nëpërmjet kërkimit të sallave ose personazheve historik.

Aplikacioni pa pagesë në Play Store: https://play.google.com/store/apps/details…

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close